LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Babai i Messit ka nënshkruar tashmë kontratën e re, por do t’ua sjellim edhe fotografinë e argjentinasit

Bartomeu: Babai i Messit ka nënshkruar tashmë kontratën e re, por do t’ua sjellim edhe fotografinë e argjentinasit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu zbuloi se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi tashmë po luan nën kushtet e kontratës së tij të re të nënshkruar para disa ditëve nga babai i tij.

Ndërsa Messi pranoi një zgjatje të kontratës deri në korrik të vitit 2021, ylli i Barcelonës ende duhet të vërë lapsin mbi letër në kontratë me gjigantët e La Ligës.

Perez: Messin do ta transferoja në etapën e parë të galaktikëve, tani nuk mundem
Lexo po ashtu Perez: Messin do ta transferoja në etapën e parë të galaktikëve, tani nuk mundem

Kjo vonesë e Messit ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij në Camp Nou pas transferimit rekord të Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.


Barça vazhdimisht ka përsëritur se 30-vjeçari do të nënshkruajë kontratën e tij të re dhe Bartomeu siguroi se një gjë veçse ka ndodhur tashmë.

Messi u ka shënuar 138 portierëve gol, Buffon futet në listë (Foto)
Lexo po ashtu Messi u ka shënuar 138 portierëve gol, Buffon futet në listë (Foto)

“Ne do të bëjmë një fotografi me nënshkrimin e Messit, me shpresë para fundit të vitit, por kontrata është nënshkruar nga babai i tij, i cili ka fuqinë e të drejtave të tij të imazhit”, ka thënë fillimisht Bartomeu për 8TV.

Messi dhe babai i tij Jorge

“Kjo kontratë është nënshkruar deri në vitin 2021 dhe tashmë ai po luan nën kushtet e saj”, përfundoi presidenti i klubit Blaugrana.

Messi iu ka shënuar 138 portierëve, por janë katër që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur përball argjentinasit (Foto)
Lexo po ashtu Messi iu ka shënuar 138 portierëve, por janë katër që kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur përball argjentinasit (Foto)

Ndryshe, ka kthyer formën e tij të vjetër nën drejtimin e trajnerit të ri Ernesto Valverde, duke shënuar tetë gola në të gjitha garat.

Ai shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të martën, duke shënuar edhe një het-trik kundër Espanyolit në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori