LAJMI I FUNDIT:

Barku i është bërë sa një top plazhi, e sëmundja po i merr jetën 9-vjeçarit (Foto/Video,+18)

Barku i është bërë sa një top plazhi, e sëmundja po i merr jetën 9-vjeçarit (Foto/Video,+18)

Pamjet dramatike tregojnë gjendjen e një djaloshi nëntë vjeçar pakistanez, barku i të cilit është rritur me përmasën e një topi plazhi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Shah Gul Mazari, nga një fshat i largët në jug të vendit, i cili vuan nga sëmundja e Hirschsprung – grumbullim i jashtëqitjeve brenda në bark.

Kjo ka bërë që stomaku i tij të rritet shpejt në një normë abnormale dhe e ka bërë të vështirë që prindërit e tij të gjejnë rroba që mund t’i përshtaten atij.


Ai gjithashtu nuk shkon në shkollë, pasi babai i tij, Niaz Mazari dhe nëna, Mian Zohran, kanë frikë se ai do të ngacmohet vazhdimisht nga studentët e tjerë për gjendjen e tij.

Dhe më e keqja është që ai, nëse nuk bën një intervenim kirurgjik ka vetëm një shans 20 për qind të mbijetesës.

Por babai i tij, i cili fiton më pak se 4 dollarë në ditë, thotë se familja nuk mund të përballojnë trajtimin mjekësor të djalit të tyre.

Shah, i cili është fëmija i tretë, kishte një pamje normale kur kishte lindur. Megjithatë, jeta e tij ndryshoi kur filloi të rritej, kur barku i tij filloi të rritej. Ai kishte qarë pa ndërprerë dhe nuk mund të pinte qumësht siç duhet.

Sipas familjes së tij, ai kishte pasur një operacion, por kjo nuk i kishte ndihmuar.

“Ne e çuam atë tek mjekët lokalë, të cilët e diagnostikuan atë me disa sëmundje dhe vepruan tek ai për të hequr një pjesë të zorrës së trashë”, ka thënë babai i pesë fëmijëve.

“Por pas disa javëve të operacionit, djali im filloi të ndiejë dhimbje përsëri dhe brenda disa muajve, barku i tij filloi të fryhej përsëri”.

Në sëmundjen e Hirschsprung – që prek një në çdo 5.000 foshnje – nervat që kontrollojnë lëvizjen e jashtëqitjeve mungojnë nga një seksion në fund të zorrëve, që do të thotë se jashtëqitja mund të “mblidhet” dhe të formojë një bllokim.

Gjendja është e lindur dhe zakonisht shkakton simptoma të dukshme nga lindja, ndonëse ndonjëherë nuk është e dukshme derisa fëmija të fillojë të rritet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori