LAJMI I FUNDIT:

Barella shpërthen pasi emri i tij u përmend nga Corona për vendosje të basteve

Barella shpërthen pasi emri i tij u përmend nga Corona për vendosje të basteve

Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali ka prekur shumë emra të futbollistëve nga paparaci Fabrizio Corona.

Njëri nga emrat e përmendur është edhe ai i mesfushorit italian të Interit, Nicolo Barella.

Mesfushori tani i është kundërpërgjigjur Coronas me një deklaratë të fuqishme duke thënë se atij nuk i kanë pëlqyer asnjëherë bastet.


“Nga një gazetë që quhet ‘La Verita – E vërteta’ pritet më shumë seriozitet. E vërteta e vetme është që jeni disa palaço”.

“Kam qëndruar i heshtur për shumë kohë, pavarësisht gjithë atyre që janë thënë për mua. Nuk më kanë pëlqyer kurrë lojërat e fatit, aq më tepër bastet sportive dhe mbi të gjitha për punën time”.

“E vetmja gjë që më intereson është të mbroj vajzat e mia dhe familjen time nga i gjithë ky m***, ndaj do të nis rrugët ligjore”, ka shkruar Barella.

Rrëfimi tronditës i Sandro Tonalit: Kam vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit
Lexo po ashtu Rrëfimi tronditës i Sandro Tonalit: Kam vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit

Emrat e tjerë që janë përmendur nga Corona janë edhe Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo, Nicolo Fagioli Nicola Zalewski, Federico Gatti apo Stephan El Shaarawy. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori