Bardhi si Neymari, polemizon me bashkëlojtarin se cili të gjuaj goditjen e dënimit (Foto/Video)

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi ka qenë pjesë e një episodi polemizues me bashkëlojtarin e tij, Jose Morales.
Polemikat, shtyrjet dhe përplasjet mes bashkëlojtarëve për të goditur penallti apo goditje dënimi janë bërë ‘hit’ kohëve të fundit.
Një i tillë i ka ndodhur edhe mesfushorit me tipare sulmuese me prejardhje shqiptare, Enis Bardhi, i cili luan në La Liga me Levanten.

Reprezentuesi i Maqedonisë ka qenë pjesë e një episodi polemizues me bashkëlojtarin e tij, Ivan Lopez Alvarez apo i njohur ndryshe Ivi.

Ngjarja ndodhi në minutën e 88 gjatë një goditje dënimi, ku fillimisht Ivi shkoi për ta goditur, por Bardhi kërkoi që ai ta godas.

Në fund ishte Bardhi i cili ‘fitoi’ për të goditur atë goditje dënimi dhe në fund doli të jetë me vend, pasi shënoi nga distanca për epërsinë 3-0 dhe bashkëlojtari i tij ishte pjesë e festimit të golit.





















































