Ivan Rakitic është transferuar nga Sevilla drejt Barcelonës dhe tek kampionët e Spanjës është kthyer në një mesfushor të padiskutueshëm.

Në sezonin aktual, mesfushori 28-vjeçar ka luajtur 1993 minuta, duke shënuar 5 gola, por ky i fundit vjen me një lajm të keq për trajnerin e Barcës, Luis Enriquen.


Rakitic nuk do të bashkohet me kombëtaren e tij, Kroacinë, në prag të miqësoreve kundër Izraelit dhe Hungarisë pasi vuan një dëmtim muskulor.

Sipas stafit mjekësor të Barcelonës, mesfushori kroat do të humbasë dhe El Clasicon kundër Realit, pasi rikuperimi i plotë i tij kërkon kohë.

Mungesa e Rakiticit i shkakton dhembje koke Enriques, i cili me mundësi të madhe do ta zëvendësojë me Arda Turanin, nëse kroati do të dështojë rikuperimin në kohë.

telegrafi sport app