Barcelona ka arritur të fitojë ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës dhe një karton të kuq për Atletico Madridin.


Barcelona tentoi me anë të Jordi Albas (14') dhe Philippe Coutinhos (26'), por asnjëri nuk arriti ta tund rrjetën, ndërsa Atletico mbeti pa një lojtar nga minuta e 34-të pas kartonit të kuq të marr nga Diego Costa.

Costa vs Barcelona Costa e la Atleticon me një lojtar më pak (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, ishin përsëri vendasit që patën më shumë nga loja dhe rrezikuan më shpesh shkaku edhe i epërsisë numerike të lojtarëve.

Katalunasit patën raste të mira me Luis Suarez (63'), Lionel Messi (64') dhe Malcom (70'), por pa pasur sukses.

Suarez Atletico Momenti i golit nga Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Atletico nuk mundi të qëndroj deri në fund pasi pranoi dy gola në minutat e fundit dhe humbi ndeshjen.

Fillimisht ishte Suarez (85'), i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0, ndërsa dy minuta më vonë ishte Messi që shënoi pas një veprimi të mirë individual dhe vulosi fitoren me rezultat 2-0.

Messi Atletico Festa e Messit pas golit të shënuar (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 73 pikë në vendin e parë apo 11 pikë më shumë se Atletico në pozitën e dytë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit udhëtojnë te Huesca, ndërsa kryeqytetasit e presin Celta Vigon. /Telegrafi/

https://twitter.com/FCB_Matchday/status/1114627460253999104

telegrafi sport app