Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter ka thumbuar Juventusin dhe Cristiano Ronaldom me një postim të tyre pas fitores së tyre 2-0 të mërkurën mbrëma.

Katalanasit mposhtën Juventusin në Allianz Stadium të mërkurën, duke betonuar pozitën e parë në grupin e dytë me gjashtë pikë nga dy ndeshje.


Barca përfitoi nga një gol në pjesën e parë nga Ousmane Dembele, goditja e të cilit u devijua nga Leonardo Bonucci, ndërsa goli i dytë u shënua nga Lionel Messi.

Kjo fitore ka bërë që faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter ta bëjë një postim thumbues për Juventusin dhe yllin e tyre Ronaldo.

“Jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni më të mirin e të gjitha kohërave në fushën tuaj”, shkruan në postimin e Barcelonës, ku etiketohet Juventusi në një foto të bashkangjitur të Messit.

Ndryshe, ky thumbim vjen si pjesë e një sage thumbimesh nga faqet zyrtare të të dyja klubeve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app