Barcelona do të dërgojë një rekord prej 16 lojtarësh në Kupën e Botës “Katar 2022”, duke tejkaluar numrin e tyre të mëparshëm prej 14 lojtarëve në Kupën e Botës 2018 të mbajtur në Rusi.

Blaugranët tashmë janë ndarë për një pushim që zgjat gati katër javë për Kupën e Botës, dhe do të rikthehen vetëm më 5 dhjetor.


Ka diskutime për një miqësore me Arsenalin më 17 dhjetor dhe ata do të kthehen në aksion zyrtarisht më 31 dhjetor kundër Espanyolit.

Skuadra e Spanjës është skuadra që strehon më shumë lojtarë Blaugrana, me shtatë përzgjedhje, ndërsa Holanda dhe Franca kanë nga dy lojtarë të Barcelonës në skuadrat e tyre.

Mund të funksionojë kundër Xavi Hernandezit, duke ditur se ata kanë më shumë lojtarë nga çdo skuadër (Real Madrid ka 13) në Kupën e Botës, megjithëse natyrisht varet nga sa larg arrijnë ata lojtarë në “Katar 2022”.

Vetëm pesë anëtarë të skuadrës së tyre do të mbeten në Kataluni; Marcos Alonso, Inaki Pena, Hector Bellerin dhe të lënduarit Franck Kessie dhe Sergi Roberto.

Lista e plotë e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës SpanjaEric Garcia, Jordi Alba, Pedri, Gavi, Sergio Busquets, Ansu Fati, Ferran TorresFrancëJules Kounde, Ousmane DembeleHolandëFrenkie de Jong, Memphis DepayDanimarkaAndreas ChristensenBrazil RaphinhaUruguaiRonald AraujoGjermaniMarc-Andre Ter StegenPolonia Robert Lewandowski/Telegrafi/

telegrafi sport app