Barcelona po mendon për shkëmbim lojtarësh me Tottenhamin

E ardhmja e Cristian Romeros te Tottenham Hotspur po bëhet gjithnjë e më e pasigurt pas një tjetër kartoni të kuq dhe kritikave publike të mbrojtësit ndaj bordit të klubit.
Mbrojtësi argjentinas do të mungojë në katër ndeshje pas përjashtimit të tij në sfidën kundër Manchester United, ndërsa raportet sugjerojnë se ai mund të largohet nga Londra gjatë verës.
Interesi për të është i madh. Atlético Madrid ka rinovuar interesimin për transferimin e tij, ndërsa edhe Barcelona dhe Real Madrid kanë hyrë në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit.
Romero ka kontratë deri në vitin 2029, çka do të thotë se çdo transferim do të kërkonte një shumë të konsiderueshme. Barcelona po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi për të ulur koston, me emrin e Ronald Araujo që përmendet si pjesë e mundshme e operacionit.

Megjithatë, situata financiare e klubit katalanas mbetet një pengesë e rëndësishme.
Pavarësisht optimizmit të Barcelonës, raportet sugjerojnë se Real Madridi aktualisht mund të jetë në avantazh në garën për nënshkrimin e argjentinasit.
Romero ka qenë produktiv këtë sezon, me 28 paraqitje, gjashtë gola dhe katër asistime, duke dëshmuar rëndësinë e tij në repartin defensivë. /Telegrafi/





















































