Barcelona po e kërkon yllin e Arsenalit si zëvendësim të Casados
Barcelona është e interesuar për mundësinë e transferimit të mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey në rast se bëhet lojtar i lirë në verë, sipas Mundo Deportivo. Deco ka qenë duke monitoruar situatën e reprezentuesit ganez tash e sa kohë dhe beson se ai mund të jetë një opsion i përshtatshëm për blaugranasit. Barcelona po kërkon tash e sa kohë një lojtar i cili do shërbejë si opsion i dytë pas Marc Casados dhe besojnë se Partey mund ta plotësojë mirë këtë rol. Blaugranasit kanë mbetur të detyruar për të vlerësuar mundësinë e blerjes së tij për shkak të pasigurisë që është krijuar për të ardhmen e Frenkie De Jong.

Partey në ndërkohë ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime në 25 paraqitje për Arsenalit këtë sezon, teksa mund të luajë gjithashtu edhe si mbrojtës i djathtë. Për të La Liga nuk do të ishte një kampionat i panjohur pasi në të kaluarën ai ka luajtur për Almerian dhe Atletico Madridin./Telegrafi/






























