LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Eriksen, ka gati mbi 100 milionë euro për danezin

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Eriksen, ka gati mbi 100 milionë euro për danezin

Andres Iniesta do të largohet në fund të stinorit nga Barcelona për t’iu bashkuar kampionatit kinez.

Mesfushori spanjoll do të luaj me skuadrën e Tianjin Quanjian për tre edicionet e ardhshme.

Barcelona nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e ikonës së tyre.


Fjala është për mesfushorin danez të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

26-vjeçari ka treguar formë të lartë edhe në këtë edicion me gola dhe asistime.

Në 42 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Eriksen ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Christian Eriksen (Foto: Getty Images)

Kësisoj sipas medieve spanjolle dhe atyre angleze, Barcelona është e interesuar për transferimin e Eriksenit para kampionatit botëror.

Gjiganti katalunas po mendon të dërgojë një ofertë të lartë mbi 115 milionë euro për ta bindur Tottenhamin të heq dorë nga ylli i tyre.

Kontrata e ish-anëtarit të Ajaxit me Tottenhamin përfundon në verën e vitit 2020 dhe ai ende nuk ka pranuar vazhdimin me Spurs.

Gjithsesi në garë për të mbetën edhe gjiganti tjetër spanjoll Real Madrid dhe ai anglez Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori