LAJMI I FUNDIT:

“Barcelona nuk është dorëzuar për Coutinhon”

“Barcelona nuk është dorëzuar për Coutinhon”

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka thënë se Barcelona nuk është dorëzuar për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.

Ditë më parë shefi i Barcës, Oscar Grau, ka thënë se nëse shtabi teknik e do Coutinhon dhe buxheti është në rregull, do të tentojnë ta blejnë që në janar.


Këto fjalë i ka përforcuar Balague që ka dhënë një intervistë për Sky Sports.

“Interesi i Barcelonës për Coutinhon nuk është larguar”.

"Mund ta blejmë Coutinhon që në janar"
Lexo po ashtu "Mund ta blejmë Coutinhon që në janar"

“Oscar Grau ka thënë se nëse e duam Coutinho e marrim në janar. Ata munden ta bëjnë natyrisht”.

“Barcelona ka nevojë për dy lloje të lojtarëve. (Marco) Verrattin dhe Coutinhon, por nuk besoj që do të vijnë që në janar”, ka thënë Balague.

Barcelona kishte tentuar për këtë dyshe gjatë gjithë verës, por nuk kishte arritur të nënshkruante me ta.

Sidomos Coutinho ishte njëri prej objektivëve kryesor, por Liverpooli kishte kërkuar 200 milionë euro, shumë që Barcelona nuk ka pranuar ta paguajë në asnjë mënyrë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori