LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nis bisedimet për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Leverkusenit

Barcelona nis bisedimet për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Leverkusenit

Barcelona po shpreson se ata do të arrijnë të rikthehen tek limiti i pagave këtë verë, dhe nëse e bëjnë këtë, kjo do t’i lejonte drejtorit sportiv Deco dhe trajnerit Hansi Flick, që të bëjnë transferime të reja.

Një nga pozitat që nuk është sinjalizuar si një prioritet është ajo e mbrojtësit të djathtë, por blaugranasit duan të bëjnë lëvizjet e para për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong.

Reprezentuesi holandez ka qenë një “makth” për mbrojtjet kundërshtare këtë sezon, duke luajtur si mbrojtës i djathtë, mesfushor i djathtë e me raste edhe në fazën e sulmit.


Siç raporton Sport, Frimpong është një objektiv i sugjeruar nga Flick. Barcelona ka qenë në kontakt me Leverkusenin për një marrëveshje të mundshme, dhe “Aspirinat” raportohet se janë të hapur që të përfshihen lojtarë në marrëveshje për ta zbritur çmimin.

Hansi Flick identifikon rolin ideal për Gavi, ja se si mund të luaj Barça me të sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Hansi Flick identifikon rolin ideal për Gavi, ja se si mund të luaj Barça me të sezonin e ardhshëm

Informacioni në media është se në ditët e fundit, Leverkuseni e ka kontaktuar Barcelonën për Ansu Fatin, duke kërkuar një marrëveshje huazimi ose një transferim me çmim të ulët (10-15 milionë euro), ani pse besojnë që lojtari do ta refuzonte një ofertë pasi dëshiron që t’i demonstrojë aftësitë e tij tek Flicku gjatë parasezonit.

Barcelona tashmë e ka futur veten në mesin e ekipeve të interesuara për Frimpong, por deri sa të marrin “dritën e gjelbër” në aspektin financiar transferimi duket i pamundur.

Në fakt pozita e sulmuesit të krahut të majtë dhe një mesfushor mbeten si prioritetet kryesore, por momentalisht nuk duket e sigurt që Barcelona do të ketë para për të shpenzuar, përveç në rast se bëjnë disa shitje të mëdha për të gjeneruar fonde./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori