LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mund ta humbas Davidin, top pesë klube pas yllit kanadez

Barcelona mund ta humbas Davidin, top pesë klube pas yllit kanadez

Jonathan David është një nga sulmuesit më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane dhe një nga më të kërkuarit njëkohësisht.

Sulmuesi kanadez është futur në muajt e fundit të kontratës me Lillen dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Ligue 1.

David nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe synon që në verë të largohet si lojtar i lirë, derisa ëndrra e tij e madhe është që të vesh fanellën e Barcelonës.


“Barcelona ka qenë gjithmonë ekipi i preferuar” - David pa kontratë i jep sinjale gjigantit katalanas
Lexo po ashtu “Barcelona ka qenë gjithmonë ekipi i preferuar” - David pa kontratë i jep sinjale gjigantit katalanas

Megjithatë gjiganti katalunas mund ta humbas kanadezin, pasi Lille po synon që në janar ta shesë atë në mënyrë që të fitojë para nga largimi i tij.

L’Equipe ka raportuar se janë pesë klube të mëdha evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e David qysh në janar.

Dy gjigantët italianë, Juventus dhe Milan e duan kanadezin në Serie A, ndërsa Manchester United, Arsenal dhe Liverpool në Ligën Premier.

David është i vendosur për t’iu bashkuar Barcelonës, por nga ana tjetër Lille synon shitjen e tij në janar dhe gjërat për katalunasit po komplikohen.

24-vjeçari po kalon nëpër një formë të shkëlqyer, ku në 23 ndeshje këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori