LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona është përpjekur që të bëjë shitje gjatë tërë verës, por deri më tani, vetëm transferimi i Chadi Riad tek Crystal Palace dhe ai i Marc Guiut tek Chelsea, iu kanë sjell atyre 15 milionë euro.

Sidoqoftë, sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Barcelona tani ka në dorë një ofertë të madhe për njërin nga yjet e ekipit.

Siç raporton Mundo Deportivo, një ofertë prej 65 milionë eurosh ka arritur nga Arabia Saudite për sulmuesin brazilian Raphinha, ani pse ata nuk kanë përmendur emrin e ekipit.


Kjo nuk është hera e parë që është raportuar për një interesim nga Lindja e Mesme, me Al-Sadd që thuhet se është e interesuar gjithashtu, por as Barcelona deri më tani nuk ka pranuar e as lojtari.

E përditshmja katalanase shton se Barcelona synon të fitojë të paktën 90 milionë euro nga shitja e Raphinhas dhe mund ta konsiderojnë këtë ofertë si të vogël.

Reprezentuesi brazilian më herët kishte thënë se nuk e ka për qëllim që të largohet nga Barcelona, prandaj drejtuesit e klubit do të duhej fillimisht ta bindin atë që të konsiderojë ofertat, para se të diskutojnë me ekipet e tjera.

Ka pasur gjithashtu raportime se edhe Arsenali i është bashkuar garës për Raphinhan, por ‘Topçinjtë’ nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e vendosur nga blaugranasit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Pas suksesit në boks, Kosova vazhdon sot garat në xhudo me Distria Krasniqin

Sport
Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Arsenali mposht Man Unitedin në miqësore, Ten Hag vajton lëndimet e dy yjeve

Ndërkombëtare
Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

Barcelona merr një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Arabia për yllin e ekipit

La Liga
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Arabia Saudite u ofron futbollistëve gjysmë profesionistë paga të jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e tyre

Ligat tjera
Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Spektakël me pesë gola të shënuar, Milani mposht Cityn në miqësore

Premier League
Kalo në kategori