LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka vendosur t’i ofrojë Messit një zgjatje trevjeçare të kontratës

Barcelona ka vendosur t’i ofrojë Messit një zgjatje trevjeçare të kontratës

Barcelona thuhet se është e përgatitur t’i ofrojë kapitenit Lionel Messi një zgjatje trevjeçare të kontratës këtë verë.

Marrëveshja aktuale e Messit në Camp Nou skadon në fund të sezonit aktual me lojtarin argjentinas që ka konfirmuar më parë se ai dëshiron të presë deri në verë për të vendosur të ardhmen e tij në klub.

Presidenti i ri i klubit Joan Laporta ka pohuar se ai është i sigurt për mbajtjen e 33-vjeçarit në Kataluni, por çdo marrëveshje e re do të përfshijë një ulje të pagës për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.


Strategjia aktuale e Messit sa i përket rinovimit: Ai po shikon situatën, po dëgjon se çfarë po ndodh në klub dhe po luan në nivel të lartë
Lexo po ashtu Strategjia aktuale e Messit sa i përket rinovimit: Ai po shikon situatën, po dëgjon se çfarë po ndodh në klub dhe po luan në nivel të lartë

Sipas mediumit të njohur ESPN, Laporta është gati t’i ofrojë Messit një kontratë të re trevjeçare për ta ‘blinduar’ atë në Camp Nou.

Kontrata e re do të strukturohet në tre sezone, për të ofruar një pagesë më të gjerë financiare, me Blaugranët të paaftë për të përputhur pagën e tij vjetore prej 75 milionë eurosh.

Kohëzgjatja e marrëveshjes dhe ulja e pagës ka të ngjarë të jenë pikat kryesore të negociatave kur fillojnë bisedimet me Messin që thuhet se preferon një kontratë 12-mujore pasi ai të mbushë 34 vjet në qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori