Barcelona fiton me rikthim spektakolar në udhëtim ndaj Levantes

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Levantes në kuadër të javës së dytë në La Liga.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 17-të përmes Ivan Romeros që realizoi për 1-0 pas një driblimi të bukur.
Barcelona ishte afër që të barazonte rezultatin në minutën e 37-të por goditja e Ferran Torres u ndal nga traversa.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Levante shënoi edhe golin e dytë përmes Jose Luis Morales i cili e mposhti Joan Garcian për 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë erdhi reagimi i fortë i Barcelonës të cilët ia dolën të barazojnë shifrat.
Fillimisht ata u rikthyen në lojë me anë të një super goli të realizuar nga Pedri për 2-1 në minutën e 49-të të ndeshjes nga distanca.
Nuk vonoi shumë dhe Barcelona barazoi gjithçka me anë të Ferran Torres i cili shënoi për 2-2 pas asistimit nga Raphinha në minutën e 52-të.
Katalunasit përmbysën gjithçka në minutën e 92-të kur njëri nga mbrojtësit e Levantes shënoi në rrjetën e portës së tij për rezultatin 3-2.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Barcelonës në kampionat, ndërsa javën e ardhshme do të luajnë në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos./Telegrafi/





















































