Raportet në Francë sugjerojnë se Arsenali dhe Barcelona i janë bashkuar Juventusit në ndjekje të mesfushorit të Lyonit, Corentin Tolisso.

Ylli i ri francez është bërë një emër shumë i kërkuar këtë sezon nga skuadrat evropiane.


Bianconerët janë të njohur për interesimin e tyre për 22-vjeçarin, i cili bëri debutimin e tij me Francën në humbjen miqësore nga Spanja të martën.

Megjithatë, sipas gazetës së njohur franceze, “L'Equipe”, ‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me konkurrencë të fortë për mesfushorin.

“L’Equipe” beson se edhe gjiganti spanjoll, Barcelona dhe skuadra e madhe angleze, Arsenali, gjithashtu e kanë shtuar Tolisson në opsionet e tyre.

Mendohet se Topçinjtë janë veçanërisht të interesuar për francezin e talentuar.

Arsenali thuhet se do të jenë të gatshëm të paguajnë plot 40 milionë euro [rreth35 milionë euro] për të siguruar nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app