Barcelona ka fituar ndaj Osasunas me rezultat 7-1 në La Liga.

Vendasit ishin shumë më të mirë dhe ishte një fitore e lehtë për ata.


GettyImages 673419042 . Foto: Getty Images

Festivalin e golave e filloi Lionel Messi në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 30-të shënoi Andre Gomes pas asistimit nga Ivan Rakitic dhe me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Roberto Torres në minutën e 48-të.

GettyImages 673419108 . Foto: Getty Images

Gomes shënoi edhe një herë në minutën e 56-të, ashtu si Messi në minutën e 61-të.

Paco Alcacer vazhdoi festivalin e golave në minutën e 64, ndërsa Javier Mascherano shënoi në minutën e 67-të golin e parë për Barcelonën në 319 paraqitje.

GettyImages 673460872 . Foto: Getty Images

Alcacer shënoi në minutën e 86-të pas asistimit nga Luis Suarez për rezultatin 7-1.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e parë me 78 pikë, por dy ndeshje më shumë se Real Madridi në vendin e dytë me 75 pikë. Kurse ndeshja e ardhshme e klubit katalunas është ndaj Espanyolit. /Telegrafi/

telegrafi sport app