Sipas Sport, kampioni i Spanjës ka arritur marrëveshje me Borussia Monchengladbachun dhe me lojtarin, ndërsa është vetëm çështje kohe kur do ta bëjë njoftimin zyrtar.

Që nga koha kur Victor Valdes deklaroi se nuk do ta vazhdojë kontratën me Blaugranët (e cila i skadon në fund të sezonit aktual), klubi nga Camp Nou ka qenë në kërkim të një portieri.


Emri i 21-vjeçarit ka qarkulluar vazhdimisht nëpër media si shënjestra kryesore e katalunasve.

Për të shprehën interesim edhe shumë klube tjera, mes tyre Arsenali dhe Juventusi, por duket se Barca e ka fituar garën për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app