LAJMI I FUNDIT:

Barbaria që tifozllëkun e përdor për anti-shqiptarizëm

Barbaria që tifozllëkun e përdor për anti-shqiptarizëm

Ajo çka ndodhi të dielën në arenën ‘Boris Trajkovski” në Shkup, tejkalon çdo kufi të rezonit normal. Nëse ndonjë maqedon i mbështjellur nën petkun e tifozit dje ka dashur të shpreh mllef të pakontrolluar kundër shqiptarëve, këtë e ka bërë pa gajlen më të vogël se kjo sjellje e tyre mund të ndëshkohet nga dikush. Ai dikushi që i thotë vetes shtet, ka kohë që nuk ndodhet aty ku duhet, por ama ndodhet aty ku më së paku duhet. Sidomos kur rrahet ndonjë nxënës shqiptar në autobus apo në ndonjë lagje ”puro” maqedone, shteti avullohet, nuk duket askund.

Mosndëshkimi i dhunës urbane, kësaj radhe i asaj maqedone kundër shqiptarëve, nesër nuk guxon të kualifikohet si ‘’prishje e marrëdhënieve ndëretnike’’, sepse etnitë nuk kanë kurrfarë problemi mes veti. Problemi i vetëm mes etnive vazhdon të jetë shteti, një ”punëdhënës” hileqar që degradon deri në bezdi shanset për të pasur qasje të barabartë në resurset e sigurisë, të mirëqenies dhe kohezionit social e etnik për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, feje, gjuhe etj.


Arena ”Boris Trajkovski” në Shkup, të dielën ishte një ”mbushje” e pështirë e gjithë kanalizimeve paraqytetare maqedone dhe pa fijen e turpit u derdh në një fushë sporti, që tifozllëkun e kishte vetëm pretekst për të shpërfaqur egërsinë e ndotjes. Kryesia e KF ”Shkëndija” dhe disa VIP-mysafirë që ndodheshin në pjesën e tribunave të ”Boris Trajkovskit”, gjatë kohë do ta kujtojnë këtë kutërbim barbarie që ua prishi pasditen e bukur sportive.

Duke nxjerr nga ”ilegaliteti” urrejtjen patologjike ndaj shqiptarëve, kjo tifozeri primitive dëmin më të madh ia ka shkaktuar klubit të vet. Në një shtet normal, me mekanizma adekuat që vihen në lëvizje në raste të tilla, kjo tifozeri nuk do të mundte kurrë të shkelte asnjë fushë të gjelbër sporti.

Nëse dikush mendon se ata ishin tifozë normal, gabohen rëndë. Ata ishin një tufë banditësh që kishin dalë nga ”zgafellat” e primitivizmit të tyre turbo-nacional dhe kishin harruar se gara e vërtetë sportive po zhvillohej në fushën e gjelbër. Ata ishin të interesuar për një garë tjetër dhe kishin mjaftuar disa shqiptarë në tribunë për t’u projektuar si armiq të cilët duhet shfarosur.

Edhe çka duhet të ndodhë që një ngjarje si kjo e së dielës në Shkup të na kthejë atje ku askush nuk do të donte të ishte. Viti 2001 kishte shumë parashenja të shndërrohet në arenë konfliktesh civile. Por, kjo nuk ndodhi. Ata që kishin armët, atëherë armikun nuk e kishin projektuar tek civili maqedonas dhe më së paku tek ndonjë dashamirës i sportit që me duar në xhepa shkon dhe e shikon skuadrën e zemrës. Nuk na ka rastisur atëherë t’i shohim këta “trimosha” të ashtuquajtur komitë që të ballafaqohen aty ku e kanë vendin burrat. Këta brekëlëshuar ka të ngjarë që në vitin 2001 të kenë marrë ndonjë “pushim lehonie” duke falsifikuar edhe përkatësinë gjinore, sepse vetëm si gra të frikësuara kanë mundur t’i ikin ballafaqimit “burrë me burrë”.

KF “Shkëndija” me djemtë e saj trima arriti të dëshmoj kurajo të madhe sportive në momente edhe dramatike. Besojmë se sikur të mos kishte ndodhur kjo barbari ndaj tribunës me shqiptarë, KF “Shkëndija” do të kthehej me epërsi të sigurt në Tetovë. Mirëpo, kësaj radhe epërsia e saj u shumëfishua në një plan tjetër. Ajo dëshmoi se ka potencial sportiv dhe resurse menaxheriale për beteja të vështira, që jo rrallë dalin nga shtrati normal i garimit dhe fer-plejit.

“Shkëndija” duhet ta mbajë kokën lartë, sepse ajo është krenaria e shqiptarëve dhe vetëm si e tillë ajo meriton të jetë përfaqësuese e vlerave më të avancuara që kanë shqiptarët.

Përpara “Shkëndija”!

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori