Është përkujtuar të hënën njëra nga masakrat më të rënda në Mitrovicë, kur 18 vjet më parë, nga një bazë e forcave serbe është hedhur një granatë në tregun kryesor në qendër të qytetit, kur ishte ditë tregu dhe për plotë me qytetarë.
Nga ai granatim patën gjetur vdekjen gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të rinj, ndërsa ishin plagosur rëndë mbi 128 të tjerë.
Shumë prej të plagosurve kanë mbetur invalidë të përjetshëm, ndërsa një numër i konsideruar i tyre mbajnë proteza në gjymtyrë.
Kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo masakër ka qenë e menduar më herët nga serbët, pasi ata kanë njoftuar bashkëvendësit e tyre.
“Në vitin 1999 forcat ushtarake kanë kryer masakër në tregun e pemëve në Mitrovicë. Aty humbën jetën gjashtë persona dhe mbi 128 të tjera mbetën të plagosur dhe sot invalidë të përjetshëm. Serbët para se të ndodh kjo masakër i kanë njoftuar bashkëvendësit e tyre të mos dalin në treg ditën e shtunë, pasi çdo të shtunë dilnin femrat serbe për të shitur punime dore. Dhe pikërisht atë ditë asnjë femër serbe nuk ka dal në treg”, tha Barani.
Ndërkaq, Sabedin Uka, njëri nga personat që ka pësuar rëndë nga masakra, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shteti duhet të bëj më shumë për ta, pasi jeta e tyre është mjaft e rëndë.
“Duhet të përkujtohet kjo ngjarje denjësisht, me qëllim që gjeneratave të reja t’u tregohet se çka ka bërë armiku ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Unë jam i gjymtuar tek këmba dhe për mu është shumë pak 130 euro që e marr një social si invalid civil. Ajo ditë ka qenë e tmerrshme. Kam qenë kalimtar rasti dhe u bëra viktimë e asaj masakre të tmerrshme.”, ka thënë Uka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend