Ka vazhduar sërish "Big Brother Radio", ku banorët kanë komentuar ndërmjet vete tema të ndryshme.

Françeska Murati teksa ishte në panel me vajzat e shtëpisë, ajo ua parashtroi një pyetje në lidhje me femrat.


"Keni ngacmuar ndonjëherë një vajzë", ka qenë pyetja që iu parashtrua konkurrenteve.

Screenshot 39 8 Foto: Screenshot/Instagram

Modelja shqiptare thotë se e bën shpesh dhe se ju bën komplimente vazhdimisht.

"Unë i ngacmoj femrat shumë, në mënyrë të mirë", tha ajo.

Screenshot 40 10 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta theksoi: "Sa herë e shoh një vajzë të bukur, unë gjithmonë shkoj i them. Sa e bukur je, sa bukur je veshur".

Ato më pas filluan ta përkrahin njëra-tjetrën duke shtuar se është një gjë e bukur. /Telegrafi/