LAJMI I FUNDIT:

Banorët përplasen me policinë në Divjakë, kundërshtojnë vendosjen e pagesës për të hyrë në parkun e Karavastasë

Banorët përplasen me policinë në Divjakë, kundërshtojnë vendosjen e pagesës për të hyrë në parkun e Karavastasë

Banorët e Divjakës janë bërë bashkë sërish ditën e sotme para hyrjes së Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.

Ata po protestojnë kundër traut që është vendosur në hyrje dhe kundër pagesës për në park.


Banorët e indinjuar, shprehen para kamerave se vendosja e traut dhe pagesës është e jashtëligjshme.

Për shkak të protestës forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ku nuk kanë munguar as përplasjet. Banorët, kanë tentuar që të prishin traun ndërsa policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë ato dhe ka krijuar një perimetër sigurie, raporton abcnews.al. /Telegrafi/