LAJMI I FUNDIT:

Banorët e zonave të përmbytura në Shkup refuzojnë të lëshojnë konviktin

Banorët e zonave të përmbytura në Shkup refuzojnë të lëshojnë konviktin

Banorët e zonave të përmbytura, të vendosura në konviktin Tome Stefanovski Siniç kundërshtojnë edhe një herë vendimin e Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale për të lëshuar konviktin. Edhepse nga dita e sotme Drejtoria nuk ju ka ndarë aspak ushqim, nuk i dëbon me dhunë. Ata thonë se nuk kanë kushte elementare të kthehen në shtëpi dhe kërkojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tu sigurojë vend të përshtatshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë dhashë urdhër që ta lëshojnë konviktin, por ata nuk dëshirojnë të largohen. Prej sot nuk do të kenë ushqime, për këtë arsye apeloj tek ministri Ibrahimi, të sjell vendim dhe të kujdesen për njerëzit”, deklaroi Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit.


Qytetarët thonë se janë lënë në rrugë. Paratë që i kanë marrë si dëmshpërblim për sanimin e dëmeve, nuk janë të mjaftueshme dhe për këtë arsye janë të vendosur të qëndrojnë në konvikt për shkak se nuk kanë ku të shkojnë.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se aktualisht vetëm dy familje kanë nevojë për strehim dhe të njëjtat do të transferohen në strehimoren “25 maji”. Në konviktin Tome Stefanovski Senik për momentin janë vendosur 79 persona nga zonat e përmbytura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori