LAJMI I FUNDIT:

​Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër “Prishtina Parking”: S’lejojmë të na i marrin veturat

​Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër “Prishtina Parking”: S’lejojmë të na i marrin veturat

Përfaqësuesit e lagjes “Lakrishtë”, “Qendra”, dhe “Bregu i Diellit” kanë protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës për të kundërshtuar “Prishtina Parking”.

Ata kërkuan nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të ndërmarr masa ndaj kësaj ndërmarrje meqë që siç thonë kanë vendosur laura pa i pyetur.


Po ashtu ata u ankuan se po ua marrin makinat përkundër që ligjërisht nuk kanë autoritet.

“Kemi dal me disa përfaqësues, jo me banorë me kundërshtua vendimin e ‘Parking Prishtina’ sepse janë shumë të padrejtë gjërat që janë duke ju ndodhur banoreve në veçanti banorëve rezidence. Përkundrazi nuk e fajësoj aspak kryetarin Përparim Rama sepse është një qeverisje e re, asamble e re që na besojmë shumë në ta…ky problem që po ndodh ka ndodhur pikërisht prej ish-qeverisjes së kaluar që nuk ka dashur të marr për baze kërkesat e banorëve të zonës ‘Qendër’. I ftoj asamblenë komunale sot në piken e rendit të ditës me vendos pikën e “Parking Prishtina” sepse banoret nuk do të ndalen se protestuari deri në instancat me të larta ne nuk do të ndalemi”, tha ajo, raporton kp.

Jah Balaj banor i lagjes Lakërishtë thotë se në çdo formë do të mundohen ta ndalojnë këtë të padrejtë që po ju bëhet dhe se “Parking Prishtina” nuk mund t’ua marrin makinat sepse është e jashtëligjshme.

“Ne kemi kundërshtuar një rregullore që është e kundërligjshme është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi trafikun rrugorë dhe ligjin e policisë dhe ligjin e bashkëpronësisë. Ligjin e trafikut rrugorë në këtë ligj veç policia e Kosovës janë autoritet që munden me ndërmarr masa ndaj qytetarëve për trafik, ndalje, vozitje për çdo gjë vetëm këta mundem me dhanë gjoba munden me blloku kerre nëse është nevoja…

Ne do t’i mbrojmë makinat tona në çdo formë dhe me çdo mjet. Përveç që vjen policia me i marrë atëherë e diskutojmë, ‘Prishtina Parking’ nuk mund të na i marrë makinat se nuk ka autoritet ligjor”, tha ai.