LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Resnjës ditët e verës i kalojnë pa ujë për pije

Banorët e Resnjës ditët e verës i kalojnë pa ujë për pije

Banorët e Resnjës natën e kalojnë të zgjuar duke pritur që të vijë uji, ose udhëtojnë me kilometra që të arrijnë deri tek ai. Një fat i këtillë i përcjell mbi një mijë banorë të zonave të larta në Resnjë dhe një pjesë të fshatit Izbishte.

Edhepse kanë ujësjellës, në shtëpitë e tyre mungon uji i pastër për pije. Ata ankohen se kjo është e padurueshme, pasi nuk mund ta mbajnë pastërtinë dhe frikësohen nga sëmundje ngjitëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët për Telma thonë se, problemi me ujësjellësin po zgjatë me vite edhe gjatë stinës së dimrit edhe të verës. Ata për çdo ditë kërkojnë nga pushteti lokal në Resnjë që të gjejë zgjidhje, por prej atje marrin vetëm premtime.


Drejtori i ndërmarrjes komunale në Resnjë “Proleter”, Ljupço Kërstevski, pohoi se një pjesë e Resnjës dhe disa fshatra përreth kanë probleme me ujin, por tha se një gjë e tillë ndodhë vetëm disa orë në ditë.

Për mungesën e ujit ai akuzoi qytetarët e pandërgjegjshëm, për të cilët paralajmëroi edhe dënime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori