LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Likovës bllokojnë rrugën, protestojnë kundër deponive

Banorët e Likovës bllokojnë rrugën, protestojnë kundër deponive

Banorët e fshatit Orllancë, sot për dy orë bllokuan rrugën që lidhë Kumanovën me Shkupin. Ata ankohen se çdo ditë përballen me erën e padurueshme dhe tymin që del nga djegia e mbeturinave që vijnë nga Komuna e Likovës. Kryetari i bashkësisë lokale, Sejfulla Bekteshi, tha se ka dërguar disa herë kërkesë deri te Komuna dhe Ministria e Ekologjisë, por nuk kanë marr përgjigje.

“Ne kemi kërkuar dislokimin e këtyre mbeturinave prej këtij fshati, nëse vazhdojnë kështu ne do të marrim masa më radikale. Dje e bëmë kërkesën që të informojmë policinë e Mateçit, ata na kërcënuan se nuk kemi të drejtë për protesta në territor të Komunës së Likovës”, tha për TV21, Sejfulla Bekteshi.


Ndërsa banorët nuk e fshehin revoltën e tyre. Ata deri tek institucionet përkatëse kanë adresuar një kërkesë me shkrim, që në afat prej 30 ditësh të ç’rrënjosin këtë deponi.

Banorët thonë se zona ku është deponia është pronë private, për të cilën sipas tyre Komuna e Likovës paguan qira dhe shtrihet në vijën kufitare në mes saj dhe Komunës së Haraçinës.

Nga Ministria e Ekologjisë thonë se jo vetëm ajo deponi, por të gjitha deponitë e egra duhet të zhvendosen, por pa caktuar plan dhe afat konkret. Nga Komuna e Likovës thonë se këtë problem e kanë trashëguar dhe buxheti komunal nuk ju mundëson që mbeturinat t’i bartin në Drislla të Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori