LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Karposh 4: “Ndal planit urbanistik”

Banorët e Karposh 4: “Ndal planit urbanistik”

Siç paralajmëruan ditë më parë, sot një numër banorësh të lagjes Karposh 4 në Shkup, e kanë bllokuar udhëkryqin para qendrës tregtare “City Mall”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata shprehën pakënaqësinë e tyre për uzurpimin e hapësirave të gjelbra në këtë komunë. Banorët në mënyrë simbolike kishin prerë kartonë të gjelbër në formë druri duke kërkuar që të ndalohet uzurpimi i hapësirave të gjelbra dhe zbatimi i planit urbanistik. Ata kërkojnë përfshirjen edhe të qytetarë në vendimmarrjet që ndikojnë në jetët e përditshme të tyre.


“Çdo gjelbërim duhet të ruhet maksimalisht  sepse paraqet shpirtin dhe frymën, mushkëritë e qytetit. Shkupi ishte nga qytetet me më shumë gjelbërim tani ka banesë pas banese dhe jam kundër kësaj”, u shpreh një banor.

Në protestë ishin edhe aktivistët e “E majta”.

“Sot na u hoq masa e arrestit shtëpiak  dhe menjëherë iu bashkëngjitëm protestave dhe do të protestojmë derisa të plotësohen kërkesat e “Protestoj”, ka theksuar Zdravko Saveski, nga “E Majta”./Telegrafi/