Banorët e fshatrave për rreth Shkupit thonë se në mënyrë të pakontrolluar ndotet toka bujqësore, nga kompani të papërgjegjshme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në periferi të kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut.
Banorët e fshatit Konjare që ndodhet rreth 30 kilometra në Lindje të Shkupit (në afërsi të Aeroportit të Shkupit) thonë se nëpërmjet protestave të shumta që kanë organizuar me vite, para një muaji arritën ta ndalin nxjerrjen e rërës nga ana e kompanive që kishin marrë me koncesion nxjerrjen e rërës nga shtrati i lumit Pçinjë.
Ata theksojnë se nxjerrja e rërës ka lënë pasoja të rënda që ua vështirësojnë jetën.
Ata thonë se në fshat nuk kanë ujë të pijshëm dhe se tërheqja e ujit më në thellësi si rrjedhojë e gërryerjeve të shtratit të lumit, dukshëm ka çuar në dëmtimin e kulturave të mbjella.
“Gypat e pompave për të nxjerrë ujë për pije më herët shkonin jo më shumë se 6 metra, tani nuk gjejmë ujë në 12 metra. Më herët jonxhën e kositnim shtatë herë, tani mezi bëhet dy herë”, thotë Azim Qerimi, kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Konjarë e mesme.
Megjithëse pas reagimit të qytetarëve nxjerrja e rërës është ndërprerë, në hyrje të fshatit Konjarë e Epërme vërehen grumbuj të rërës që është nxjerrë nga shtrati i lumit Pçinja.
“Në këtë rajon po ndodh një katastrofë për sa i përket mjedisit. Prej 10-15 vjetësh, rëra është shfrytëzuar për gjoja rregullimin e rrjedhës së lumit Pçinja. Dëmi që është bërë këtu paraqet ekocid të paparë”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), kryetari i Bashkësisë Lokale të Konjares së Epërme, Rade Spasevski.
Nga ana tjetër, Lubço Dimitrievski nga fshati Orman që ndodhet 10 kilometra në lindje të Shkupit thotë se arat në këtë fshat po shndërrohen në djerrinë. Ai kujton se një pjesë e madhe e tregjeve të Shkupit furnizohej me pemë dhe perime nga fshati i tij.
Këto ndryshime të Kodit Penal është paraparë të hyjnë në fuqi brenda 6 muajve nga botimi i ndryshimeve të Ligjit në Gazetën Zyrtare, pra nga data 7 mars 2024.
Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor dhe organizata Juristët e Rinj thonë se pas ndryshimeve të Kodit Penal sfidë më vete do të paraqesë dëshmimi i ekocidit.
Ambientalistët theksojnë se nevojitet përforcimi i kapaciteteve të prokurorisë, Inspektoratit të mjedisit, veçanërisht trajnimi i tyre për ç’gjë nevojiten mjete financiare dhe mbi të gjitha vullnet.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se sfidë më vete deri më tani ka paraqitur dhe fakti për të vërtetuar nivelin e ndotjes, porse me ndryshimet ligjore janë thjeshtësuar procedurat për vërtetimin e veprave që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit në masë. /REL
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur