Ajri i ndotur, zhurmat e mëdha, mbyllja e fermave, ambulancës dhe shkollës janë disa nga shqetësimet të cilat i shprehën sot banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit duke protestuar para objektit të ri të Qeverisë së Kosovës për të disatën herë lidhur me shpronësimet.
Disa nga rreth 40 banorë të Shipitullës që morën pjesë në protestë thanë se janë detyruar që t’i mbyllin bizneset e tyre dhe nuk janë lejuar t’i hapin të rejat për shkak të padrejtësive që po u bëhen nga shpronësimet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Përfaqësuesi i fshatit, Arsim Mjeku tha se në pamundësi për të hapur një fermë të pulave, është detyruar që biznesin ta hapë të një lloji tjetër në Komunën e Fushë Kosovës.
Ai pretendoi se vija e procesit të shpronësimit ka lëvizur, e që sipas tij ekskavatori i KEK-ut është më afër shtëpive se që e lejon ligji dhe se po u merren tokat për shpronësim, por jo edhe shtëpitë.
“KEK-u këtë që e ka bërë nuk e ka bërë në mënyrë ligjore dhe të sinqertë sa i përket banorëve të fshatit Shipitullë. E ka bërë një padrejtësi shumë të madhe, dikush duhet të japë përgjegjësi…E ka lëvizur vijën andej lartë, sipas dëshirës, si e kanë pasur interesin e vet…Sa i përket investimeve në bujqësi, ka pasur që i kanë ferma të lopëve, të dhive, të deleve… Ka pasur të ndërtohet një fermë e pulave diku rreth 25 mijë pula dhe diku 20 mijë copë qurra…Për atë projekt kam qenë unë që kam pasur ta bëjë, por nuk është mundësuar në vitin 2017…Investimet që kam pasur t’i bëjë në fshatin Shipitullë më është dashur t’i bëjë në Komunën e Fushë Kosovës”, tha Mjeku.
Edhe banori, Musli Mjeku tregoi se për shkak të shpronësimeve, mbi 150 krerë bagëti janë detyruar t’i heqin.
“Unë mund t’iu them si agronom që deri tash i kemi pasur diku mbi 150 frymë bagëti, sot nuk është asnjë. Arsyet po shihen në bazë të kësaj, prej 2004 është ardhur vendim që në fshatin Shipitullë nuk bënë të ngritet asgjë. Unë i kam gjashtë fëmijë, nuk mund t’i mbajë një vend, si të bëjë zgjidhje e tyre”, tregoi Mjeku.
Avokatja që po merret me këtë çështje e cila banon kohë pas kohe në këtë fshat, Sadije Mjekiqi tha se brenga dhe shqetësimi i banorëve të fshatit Shipitullë janë mjaft serioze.
Ajo tha se kërkesën me shkrim e kanë paraqitur në tetë institucione duke filluar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ministrive dhe organeve të tjera, porse shton se kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim tetë institucioneve të Republikës së Kosovës, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti, Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ju kemi drejtuar Liburn Aliut, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës… Pastaj, Faton Pecit që ta kuptoj se sa në rrezik dhe sa të dëmtuar janë të gjitha ngastrat bujqësore. Aty kam shprehur shqetësimin e banorëve të fshatit Shipitullë duke sqaruar se tokat e tyre, duke përfshirë arat, livadhet, brigjet, malin, kopshtet mbi 90 për qind janë shpronësuar. Kurse kanë ngelur vetëm shtëpitë me oborre…Prej tetë institucioneve të dorëzuara ka hasur në vesh të shurdhër dhe janë bërë sikur asgjë nuk po ndodhë. Të mos u mbetem borxh tri organe na janë përgjigjur”, tha Mjekiqi.
Përveç këtyre, Mjekiqi theksoi se institucionet po tregohen jo serioze dhe aspak të interesuara karshi kërkesës së banorëve të fshatit Shipitullë.
Sipas saj, ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që merret me shpronësime ka bërë shkelje flagrante të dispozitave ligjore.
Mjekiqi tha se janë shkelur Ligji për Mbrojtjen nga Zhurma, për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Ligji për Shëndetësi Publike, ai për Mbeturinat e disa të tjerë.
“Unë kurrë nuk mundem me ditë përgjigjen e institucioneve tona. Por, janë dalë shumë pa serioze të pa interesuara, po iu bëjë apel që të merren seriozisht me jetën dhe dëmet që u shkaktohen banorëve të fshatit Shipitullë…Qeveria, përkatësisht ministria që merret me shpronësime të cilën e drejton Liburn Aliu duke mos i përfillur jetën, mënyrën e jetës së banorëve të Shipitullës kanë bërë shkelje flagrante të dispozitave ligjore të Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma, për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja…Ligji për Ujërat është i shkelur në këtë rast, e kanë shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, për Mbrojtjen e Natyrës, Ligjin për Shëndetësi sepse dëmtohet çdo ditë e më shumë shëndeti i banorëve dhe kanë shkelur Ligjin për Mbeturinat”, theksoi Mjekiqi.
Banorët e këtij fshati, përveç para objektit të qeverisë, më parë kanë protestuar edhe para ministrive dhe zyrave të KEK-ut. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Micevski për ngjarjen në Kuvend: Sjellje e pahijshme dhe e papërgjegjshme e deputetit Dimitar Apasiev
Policia e Kosovës demanton mediat serbe
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme