LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Emshirit bien në ujdi me Komunën, i japin leje KEDS-it për zgjerimin e rrjetit

Banorët e Emshirit bien në ujdi me Komunën, i japin leje KEDS-it për zgjerimin e rrjetit

Në ambientet e shkollës “7 Marsi”, të mërkurën Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi mbajti një takim me banorët e lagjes Emshir/ Kalabria, për ta diskutuar investimin e KEDS-it në këtë lagje.

Ditë më parë Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, ka kërkuar leje nga Komuna që të shtrijë rrjetin nëntokësor e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë këtë lagje.


Komuna e Prishtinës, gjegjësisht, Drejtoria e Investimeve Kapitale ka vendosur që këtë gjë ta diskutojë me banorë, sepse janë ata të cilët do të përballen me punime në rrugë deri sa këto investime të kryhen.

Banorët njëzëri pranuan që KEDS-it ti jipet leja, porse kërkuan nga Drejtori Durmishi që të garantojë që gropat e hapura në rrugë do të mbyllen dhe rrugët do të kthehen në gjendjen e mëparshme, gjë që ai e bëri.

Vlen të theksohet se i tërë investimi kap vlerën prej 600 mijë eurosh dhe si i tillë do të garantojë furnizim shumë më cilësor me energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori