LAJMI I FUNDIT:

Banorët e disa fshatrave të Prishtinës ankohen për mungesë të energjisë, KEDS-i thotë se është rregulluar problemi

Banorët e disa fshatrave të Prishtinës ankohen për mungesë të energjisë, KEDS-i thotë se është rregulluar problemi

Banorët të cilët jetojnë afër rrugës ‘Bajram Bahtiri’, saktësisht rrugës duke shkuar në fshatin Llukar, e fshatrave përreth janë ankuar se që nga ora 13:00 nuk kanë energji elektrike.

Armend Ismaili njëri nga banorët ka thënë për Telegrafin se kanë kontaktuar KEDS-in por që nuk kanë mundur ta zgjedhin problemin e mungesës së energjisë elektrike.

“Që nga ora 13:00 nuk kemi energji elektrike. Ne kemi kontaktuar KEDS-in dhe arsyeja që na e kanë dhënë për mungesë të energjisë, është se nuk po munden ta gjejnë problemin”, ka theksuar ai.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një përgjigje për Telegrafin tha se në atë vend ka pasur prishje dhe tani është rregulluar.

“Aty ka pasur prishje. Punëtorët e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por detektimi i vendit të prishjes ka qenë shumë i vështirë, pasi ishte në mal. Ajo tashmë është gjendur dhe konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt”, ka thënë Buzhala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori