LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Bresjes së Fushë Kosovës ankohen se nga e shtuna s’kanë rrymë, KEDS thotë se është rregulluar problemi

Banorët e Bresjes së Fushë Kosovës ankohen se nga e shtuna s’kanë rrymë, KEDS thotë se është rregulluar problemi

Banorët e lagjes Bresje në Fushë Kosovë thonë se që nga e shtuna nuk kanë energji elektrike.

Mes tjerash banorët thotë se kjo lagje ka tre trafo dy nga të cilat nuk punojnë.


Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se banorët e Fushë Kosovës kanë rrymë.

Ai pohoi për Klan Kosovën se momentalisht banorët e Fushë Kosovës kanë rrymë, por që në ndonjë vend mund të ketë prishje të brendshme.

“Energjia nëpër trafo të Fushë Kosovës është rregullu. Momentalisht kanë rrymë banorët e Fushë Kosovës. Por ndodhë që në ndonjë vend të ketë prishje të brendshme. Ka pasur disa ndërprerje të energjisë për shkak se aty është bërë rrjeti i ri. KEDS nuk aplikon reduktime tash e disa vjet. Pos ndodhë të ketë ndalesa të planifikuara kur ka punime ose ndodhë të ketë edhe ndalesa të paplanifikuara siç është prishja në rrjet”, tha Buzhala. /Telegrafi/