Banorë të lagjes “Halim Spahia” në qytetin e Ferizajt, prej disa muajve po përballen me mungesë të infrastrukturës rrugore pasi që asfalti ekzistues dhe trotuari janë degraduar në masë mjaftë të madhe, ndërkohë deri më tash nuk janë shqyrtuar ankesat e tyre për riparimin e rrugës.
Në anën tjetër në komunën e Ferizajt kanë thënë se kjo rrugë e lagjes nuk është riparuar për shkak se do të asfaltohet komplet sëbashku me infrastrukturën përcjellëse pasi që është në projeksionet e komunës.
Besmir Imeraj, banor i kësaj lagjeje, ka thënë për Telegrafin se deri më tash komuna nuk ka bërë investime për rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndërkaq sipas tij banorët po përballen me pluhur dhe me mungesë të trotuarit.
“Mungesa e infrastrukturës thuajse po e bënë te pamundur jetesën në këtë pjesë të qytetit, ku pjesa e rrugës ku duhet të kalojnë këmbësorët është bllokuar nga kafenetë për të cilat Komuna ua ka lëshuar lejet për shfrytëzim të hapësirave pubike në pjesën e rrugës. Kërkesa jonë si banor është asfaltimi i rrugës me gjatësi rreth 130 metra, rregullimin e trotuarit për këmbësor, ndriçimin e rrugës, hapësira të gjelbëruara, shtegu i bicikletave dhe lirimin e hapësirave rrugore nga bizneset”, ka thënë Imeraj.
Sipas tij, në këtë pjesë nuk është bërë asnjë investim deri më tani, megjithëse sipas tij, është zonë e populluar me mijëra banor.
“Vetëm në këtë pjesë janë së paku 6 komplekse banesore me nga 1200 deri në 1500 banor të cilët kalojnë nëpër këtë rrugë me gropa dhe të degraduar, prandaj kërkojmë nga komuna që sa më shpejt të angazhohej rreth kësaj çështje”, ka thënë Imeraj.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me drejtorin për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt, Arben Halili i cili ka thënë se deri tash nuk e kanë riparuar këtë rrugë për shkak të planifikimeve për rregullim gjeneral.
“Në këtë rrugë do të bëjmë investime për asfaltim të ri dhe kjo ka qenë arsyeja e mos riparimit. Nëse procesi i asfaltimit mos të vonohet, atëherë do të intervenojmë për sezonin dimëror për ta riparuar përkohësisht. Ky projekt është në projeksionet e komunës për asfaltim, trotuar, ndriçim e të tjera”, ka thënë Halili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania