Disa banka komerciale që veprojnë në Kosovë, kohëve të fundit kanë shtrenjtuar tarifat për shërbime për klientët dhe bizneset, konkretisht tarifat në mirëmbajtjen e llogarive bankare.
Tarifat për mirëmbajtjen e llogarisë për biznese në 10 bankat komerciale fillojnë nga një deri në 20 euro në muaj, varësisht nga banka, por edhe shërbimet që ofrohen përmes pakove bankare.
Kjo tarifë po kundërshtohet nga afaristët dhe përfaqësuesit e bizneseve, përderisa zyrtarë të institucioneve financiare në vend, arsyetohen se tarifat posedojnë numër të madh të shërbimeve.
Në Raiffaisen Bank, në listën e tarifave për biznese, listë kjo që është rifreskuar më 21 shtator të këtij viti, thuhet se pakot e llogarisë për biznese fillojnë prej 1.99 euro (për klientët ekzistues), pastaj varësisht nga produktet që përmban pakoja e llogarisë, nis prej 3.99 euro, 6.99 euro deri në 13.99 euro, kjo e fundit përfshin 19 produkte të ndryshme.
Banka ProCredit është institucioni financiar që në fillim të muajit tetor ka filluar se zbatuari tarifat e reja për klientët.
Në këto ndryshime për mirëmbajtje të shërbimeve për biznese është rritur shuma në 20 euro në muaj. Në këtë pako përfshihen 28 shërbime të ndryshme.
Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyrtarë të kësaj banke kanë thënë se “Banka ProCredit si bankë zhvillimore, mbetet e fokusuar dhe mbështet bizneset e vogla dhe të mesme”.
“Për të bërë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikas bankimin me bankë edhe për klientët e biznesit janë integruar 28 shërbime bankare në kuadër të llogarisë dhe si rezultat komisioni mujor për mirëmbajtje të shërbimeve është bërë 20 euro”, thuhet në përgjigjeje.
Por, afaristë të cilët janë klientë dhe kredimarrës në këto banka janë befasuar kur kanë kuptuar se do paguajnë deri në 20 euro në muaj, respektivisht 240 euro në vit.
Burimi, pronar i një lokali në qendër të Prishtinës, e konsideron të shtrenjtë tarifën pasi nuk i shfrytëzon shumicën e shërbimeve të ofruara, ndërkaq thotë se e ka të pamundur edhe të ndryshojë bankën, pasi siç thotë, ka për të paguar kredi edhe tre vjet radhazi.
“Nuk është e drejtë sepse bankat paraprakisht duhet të njoftojnë klientët dhe jo të imponojë shërbime që nuk i dëshirojnë ata. Nëse një person që merr kredi për pesë vite dhe ka paguar në muaj nga një euro, për mirëmbajtje të llogarisë, tashme duhet të paguajë deri në 20 euro pa pëlqimin e tij. Banka e vë para aktit të kryer dhe obligohet derisa të paguajë kredinë të jetë parapagues i rregullt. Kur merret parasysh niveli i pagave në sektorin privat, kjo i bie tetë për qind e pagës mujore të një personi”, tha ai.
Blerta Palushi, punëtore në sektorin privat, thotë se bankat komerciale po gjejnë forma të ndryshme për të përfituar.
“Bankat komerciale nga këto mbijetojnë. Por, tashmë shërbimet dhe tarifat i kanë rritur shumë, madje të papërballueshme për biznese të caktuara”, thotë ajo.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit vlerësojnë se tarifat për biznese janë shumë të larta dhe kjo është një ndër ankesat e shumta të bizneseve.
Ky shqetësim i bizneseve është përmendur edhe në hulumtimet e Aleancës Kosovare të Biznesit, tregon Agim Shahini kryetar në këtë asociacion ekonomik.
“Këto tarifa janë ngarkesa të panevojshme për shkak se atyre iu ofrohen shërbime që nuk mund t’i shfrytëzojnë, kurse pagesat janë të obligueshme pavarësisht faktit se a shfrytëzohen ato”, tha Shahini.
Në anën tjetër, bazuar në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, bankat janë të obliguara të informojnë paraprakisht klientët lidhur me çdo ndryshim, përfshirë këtu edhe çështjen e shumës së mirëmbajtjes së llogarisë.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është institucion që mbikëqyrë institucionet financiare në vend, por që bankat aprovojnë çmimorët e tyre, thuhet në një përgjigjeje për mes postës elektronike nga zyrtarë të BQK-se, duke shtuar se klientët mund të zgjedhin në mënyrë vullnetare bankën me të cilën mund të bashkëpunojnë.
Sidoqoftë, vetëm vitin e kaluar bankat komerciale kanë pas të hyra nga tarifat dhe komisionet mbi 55 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker