LAJMI I FUNDIT:

Bankat Qendrore të Turqisë dhe Katarit me marrëveshje për këmbim të monedhës

Bankat Qendrore të Turqisë dhe Katarit me marrëveshje për këmbim të monedhës

Bankat Qendrore të Turqisë dhe ajo e Katarit kanë nënshkruar një marrëveshje për këmbim të monedhës.

Sipas burimeve të Bankës Qendrore turke, hapi i parë është marrë pasi të mërkurën e kaluar Katari premtoi 15 miliardë dollarë investime në Turqi.

Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimin dypalësh midis dy bankave përmes vendosjes së një linje të dyanshme të këmbimit të monedhës, shkruan AA.

Ajo do të sigurojë likuiditet dhe mbështetje për stabilitetin financiar, si dhe do të lehtësojë këmbimin e tregtisë përmes Turqisë dhe Katarit. Marrëveshja po ashtu do të kontribuojë në pasurimin e rezervave të të dy vendeve.

Financimi për fazën e parë të marrëveshjes pritet të jetë me vlerë tre miliardë dollarë. /Telegrafi/