Kreu i Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB) Thomas Jordan gjendet përsëri para një udhëkryqi se si duhet të veprohet në lidhje me normat e interesit, në një kohë kur Banka Qendrore Evropiane do të ulë të vetat dhe e njëjta gjë pritet edhe nga Rezerva Federale.
Pas goditjeve të fundit të BREXIT-it, franga ka rrëshqitur nga një rekord të ulët dy-vjeçar pavarësisht nga stimuli i Bankës Qendrore Evropiane. Ekonomistët parashikojnë që niveli i normave të vazhdojë të mbetet në 0.75 për qind pasi zyrtarët pritet të takohen të enjten për rrugën që do ndjekin në manovrimin e politikave monetare.
Qeveria zvicerane theksoi kërcënimin e vazhdueshëm nga një BREXIT pa marrëveshje në fillim të tetorit, duke thënë se ai do të frenonte ndjeshëm vrullin evropian dhe do të ushtronte presion në rritje tek franga, duke dëmtuar eksportet zvicerane, përcjell Telegrafi.
Kohët e fundit Banka Qendrore Evropiane dhe ajo e Danimarkës kanë vendosur përsëri për uljen e normave dhe nisur nga këto politika, për të parandaluar hyrjen e kapitalit, Banka Zvicerane ka argumentuar se ka nevojë për një diferencial të normës së interesit me Eurozonën. Ndaj mendohet se ndoshta ajo duhet të imitojë Danimarkën dhe të sigurojë një ulje tjetër me 10 pikave bazë. Megjithatë, kjo do të ishte e rrezikshme duke pasur parasysh që norma e saj është tashmë në nivele rekord të ulëta.
Bankat e vendit tashmë janë ankuar për normat negative dhe ekonomistët kanë shtruar pyetje në lidhje me efektivitetin e tyre. Ndërsa franga u forcua në muajin gusht, statistikat tregojnë se të huajt nuk po depozitojnë më në masë tek bankat e sigurta të Zvicrës. Por në kohën kur në terma nominale franga është më shumë se 30 për qind më e fortë ndaj kuotave të zakonshme, inflacioni shumë më i ngadaltë në Zvicër krahasuar me Eurozonën, nënkupton se diferenca relative është ulur.
SNB uli perspektivën e saj të inflacionit në fillim të këtij viti, ndërsa rritja ekonomike projektohet rreth 1.5 për qind këtë vit, megjithëse me rreziqe të mundshme. Më e rëndësishmja, Gjermania, tregu më i madh i eksportit në Zvicër, gjendet në prag të recesionit. Qeveria uli parashikimin e rritjes për vitin 2019 në 0.8 për qind nga 1.2 për qind.
Ashtu si në vendet e tjera, politika monetare stimuluese e Zvicrës ka nxitur një bum tek tregu i banesave dhe SNB ka paralajmëruar një korrigjim të mundshëm, diçka që mund të zbardhet të enjten. Banka nuk mund të rritë normat e interesit nga frika e kthimit të presionit tek franga dhe as nuk mund t’i ulë ato më tej, kur edhe nivelet e tanishme janë ndër më të ulëtat historikisht. Të gjithë parashikojnë një mbajtje të normave në nivelin aktual, por e gjitha mbetet për t’u parë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre