LAJMI I FUNDIT:

Banka më e madhe e Danimarkës mund të ketë ndihmuar në pastrimin e parave

Banka më e madhe e Danimarkës mund të ketë ndihmuar në pastrimin e parave

Kompanitë nga Rusia dhe pjesët e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik me sa duket kanë kthyer Estoninë në një strehë masive të pastrimit të parave. Një hetim në degën estoneze të bankës më të madhe të Danimarkës, po shqyrton se deri në 150 miliardë dollarë mund të jenë përfshirë në pastrim të parave.

Hetuesit në bankën Danske, banka më e madhe në Danimarkë, thuhet se nga viti 2007 deri 2015 janë kryer mbi 150 miliardë dollarë transaksione, por ka të ngjarë që jo të gjitha fondet janë burim i transaksioneve të paligjshme.

Vitin e kaluar mediat daneze raportuan se janë pastruar 3.9 miliardë dollarë si fonde të dyshimta, ndërsa në fillim të muajit korrikut kjo shifër u rrit në mes 8 dhe 9 miliardë dollarë, por Financial Times në fillim të muajit kishte raportuar se janë deri në 30 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

“Çdo konkluzion duhet të nxirret në bazë të fakteve të verifikuara dhe jo informata të fragmentuara e të marra jashtë kontekstit. Siç kemi komunikuar më parë, është e qartë se çështjet që lidhen me portofolin ishin më të mëdha se sa kishim parashikuar më parë”, tha presidenti i Danske Bank, Ole Andersen për Wall Street Journal.

Sipas ligjit estonez, një individ mund të përballet me burgim deri në dhjetë vjet për pastrimin e parave, megjithatë një kompani mund të përballet me një dënim maksimal prej vetëm 16 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori