Ashtu siç pritej, Banka e Anglisë la të pandryshuar normat e interesit në 5.25 për qind, vendimi vjen një ditë pasi shifrat e Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS) treguan një ngadalësim të papritur të rritjes së çmimeve në muajin gusht.
Që nga dhjetori 2021, banka ka rritur normat 14 herë radhazi për të zbutur inflacionin, duke çuar kështu në rritje të pagesave të hipotekave, por edhe në norma më të larta kursimi. Por, në vendimin e fundit Banka e Anglisë tha se inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, po binte më shpejt se sa pritej.
“Inflacioni ka rënë shumë muajt e fundit dhe ne mendojmë se do të vazhdojë të jetë kështu. Por nuk ka vend për vetëkënaqësi. Ne duhet të jemi të sigurt se inflacioni do të kthehet në normalitet dhe ne vazhdojmë të marrim vendimet e nevojshme për ta bërë këtë”, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey.
Të njëjtin vendim mori edhe Rezerva Federale (FED) një ditë më parë.
Banka Qendrore e SHBA-së mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit teksa debaton nëse ka bërë mjaftueshëm për të stabilizuar çmimet.
Vendimi e la objektivin e normës së Rezervës Federale në 5.25 për qind deri 5.5 për qind, niveli më i lartë në më shumë se dy dekada. Parashikimet e publikuara pas takimit treguan se shumica e politikëbërësve presin që normat të qëndrojnë mbi 5.5 për qind deri në fund të vitit, duke nënkuptuar të paktën një rritje të mëtejshme. Ata gjithashtu parashikojnë që normat të mbeten më të larta vitin e ardhshëm se sa ishte parashikuar më parë.
Shifrat e fundit tregojnë se çmimet në SHBA u rritën 3.7 për qind gjatë 12 muajve deri në gusht. Politikëbërësit presin që ekonomia të rritet me 2.1 për qind këtë vit dhe 1.5 për qind në 2024 – më shumë se sa ishte vlerësuar më parë. Ata gjithashtu shohin që shkalla e papunësisë të rritet më pak. Por inflacioni mbetet më i lartë se objektivi i FED prej 2 për qind.
Që nga marsi 2022, Rezerva Federale i ka ngritur normat e interesit 11 herë dhe i ka mbajtur ato të pandryshuara dy herë, duke përfshirë edhe pauzën e shtatorit.
Ndryshe nga Banka e Anglisë dhe FED, javën e kaluar Banka Qendrore Evropiane ngriti normat në një rekord të lartë, por sinjalizoi se kishte të ngjarë të ndalonte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake