Bordi i drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar programin për nxitje dhe lejim të mundësive për sigurinë e ujit në Kosovë, i cili synon të forcojë kapacitetin e vendit për administrimin e sigurisë së ujit në nivelin kombëtar dhe të përmirësojë sigurinë e ujit në basenin e Moravës së Binçës, që është rajoni më i thatë.
Sipas BB-së, mbështetja e miratuar financiare për projektin është 22.3 milionë euro.
“Banka Botërore po e mbështet Kosovën për të adresuar krizën e ujit në nivelin kombëtar dhe specifikisht mungesën e ujit në zonën e basenit të Moravës. Përveç përfitimeve të rëndësishme të zhvillimit nga përmirësimi i furnizimit dhe forcimi i menaxhimit të resurseve ujore në Kosovë, disponueshmëria e ujit dhe e masave sanitare janë barrierë esenciale ndaj përhapjes së viruseve dhe për mbrojtjen e shëndetit njerëzor nga COVID-19 dhe sëmundje të ngjashme. Larja e duarve në basenin e Moravës nuk guxon të merret si e mirëqenë meqë vitin e kaluar atje kishte mbi 200 ditë me furnizim jo të rregullt me ujë”, tha Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.
Përtej përfitimeve të menjëhershme, programi synon të zhvendosë në mënyrë themelore situatën e pasigurt të ujit në Kosovë. Për krahasim rajonal, Kosova ka shtrëngesë ujore, resurse ujore tejet të ndotura dhe nivelet e saj të depozitave ujore janë ndër më të ulëtat.
Zgjerimi i boshllëkut midis kërkesës në rritje për ujë dhe sasive të disponueshme të ujit me cilësi të mirë po çon në mungesë uji dhe ndërprerje në furnizimin me ujë dhe shërbimet e ujitjes. Thatësira dhe tronditjet nga përmbytjet pritet të bëhen më të shpeshta dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike. Përveç shtrëngesës fizike ujore, Kosova ka pasiguri të ujit për shkak të menaxhimit të dobët të resurseve në dispozicion.
Projekti i miratuar do të shtrojë edhe themelin për zhvillimin dhe menaxhimin strategjik të depozitimit të ujit në të ardhmen, përmirësimin e njohurive rreth ujërave në vend për t’u ballafaquar me thatësira, përmbytje dhe për të përmirësuar shërbimet, si dhe përmirësimin e menaxhimit të sigurisë së digave për komunitetet në rrjedhën e poshtme. Projekti do të investojë në mënyrë të konsiderueshme në lartësimin e nivelit të shërbimeve të furnizimit me ujë në zonën e menaxhuar nga ndërmarrja e ujësjellësit Hidromorava.
Ai gjithashtu do të financojë studimet teknike, sociale dhe mjedisore për të lejuar një vlerësim të detajuar për të një investimi përcjellës potencial për zgjerimin e kapaciteteve për depozitimin e ujërave të sistemit hidrik “Kikë-Kremenata” në juglindje të Kosovës. Përveç kësaj, projekti ka gjithashtu nën-komponentë që mbështesin rimëkëmbjen ekonomike përmes granteve për komunitetin, dhe krijimin e vendeve të punës gjatë zbatimit.
Të gjithë qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht fermerët, do të përfitojnë nga shërbimet e begatuara hidrometeorologjike, mbrojtja e pellgjeve ujëmbledhëse, masat agro-mjedisore dhe mundësitë ekonomike që do të rezultojnë. Të gjitha komunitetet në rrjedhën e poshtme të digave në Kosovë do të përfitojnë nga rritja e vëmendjes ndaj mirëmbajtjes dhe sigurisë së digave, risku i reduktuar nga përmbytjet dhe gatishmëria më e mirë emergjente. Do të reduktohen risqet nga thatësira duke e bërë të mundur përdorimin e kapacitetit të depozitave të pashfrytëzuara aktualisht të ujit. Përmes qasjes në shërbimet e përmirësuara të ujit, nga projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt rreth 190 mijë qytetarë që banojnë në basenin e Moravës së Binçës, në juglindje të Kosovës.
Projekti financohet me kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (International Development Agency) e Grupit të Bankës Botërore. Kreditë e IDA-së jepen me kushte koncesionare me interes zero ose shumë të ulët dhe periudha të gjata të kthimit. Financimi i këtij projekti ka afat maturimi prej 25 vjet dhe grejs periudhë 5-vjeçare. Projekti do të implementohet gjatë një periudhe prej 5.5 vjet nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe një dokumentar të realizuar nga Debate Center dhe Telegrafi ku është diskutuar për qasjen në ujë të pijshëm është thënë se Kosova mund të ketë krizë të ujit të pijshëm nëse kjo nuk menaxhohet më mirë nga të gjithë përfshirë institucionet dhe qytetarët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre