LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve

Banka Botërore kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Do ta nxiste më tej rritjen e çmimeve

Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record shprehet kundër tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti).

Record thotë se një veprim i tillë do ta rriste edhe më shumë inflacionin, që aktualisht është mbi 12 për qind.


“Masa e propozuar për të lejuar një rund të dytë të tërheqjeve të konsiderueshme nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do të ishte regresive, do ta rrezikonte qëndrueshmërinë afatgjate të sistemit të pensioneve dhe do ta nxiste edhe më tej inflacionin”, thotë Record, ekonomist kryesor i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.

Qeveria e Kosovës, deri më tash, ka kundërshtuar të tërheqin kursimeve të tyre nga Trusti, për të përballuar, siç është thënë, vështirësitë financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Masat në përgjigje ndaj inflacionit duhet të jenë të shënjestruara dhe me afat të kufizuar kohor”, thekson ai.

Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Po ashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë kundër. /REL/