Balotellit më në fund i shkon Ferrari në Liverpul

Mario Balotelli ka shkuar në stërvitjet e të enjtes në Liverpul me veturën Ferrari F12 Berlinetta, në vlerë prej 300.000 eurosh që i ka shkuar nga Italia.
Sulmuesi italian mezi ka pritur që të vozitet me superveturën e tij, prandaj menjëherë e ka shfrytëzuar rastin që të shkojë me të në fushën stërvitore në Melwood.
Futbollisti 23-vjeçar është një admirues i madh i automjeteve të shtrenjta dhe jo rrallëherë ka hyrë në telashe për shkak të tyre.
Vetura më e njohur e Balotellit padyshim se ishte Bentley GP, të cilën e voziste gjatë kohës kur luante për Manchester Cityn.
Mario Balotelli këtë verë e braktisi Milanin dhe nënshkroi për Liverpoolin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































