LAJMI I FUNDIT:

Balona lëvizëse në skaj të hapësirës – udhëtimi i “ëndrrave” kushton 125 mijë dollarë

Balona lëvizëse në skaj të hapësirës – udhëtimi i “ëndrrave” kushton 125 mijë dollarë

Nëse po përpiqeni t’i shmangni gjendjes me pandeminë, një fluturim me balona mund të mos jetë një ide e keqe.

Një kompani amerikane me seli në Floridë po planifikon të dërgojë pasagjerë në skaj të hapësirës përmes një versioni të teknologjisë së lartë të një tullumbace me ajër të nxehtë, me një pilot dhe deri në tetë udhëtarë që hipin në një kapsulë në formë të balonit.


Kompania e fluturimeve hapësinore, Space Perspective tani po merr rezervime për Anijen Hapësinore Neptun teksa fluturimet do të realizohen në fillim të vitit 2024, ku çmimi i një biletë për një person kap shifrat prej 125 mijë dollarësh, raporton cnn.

Por, çmimet mund të ndryshojnë varësisht se kur e rezervoni biletën dhe nëse ka fluturim grupor, transmeton Telegrafi.

Fluturimi provues u realizua më 18 qershor nga Space Coast Spaceport në Titusville, Florida. Fluturimi që zgjati gjashtë orë dhe 39 minuta ishte fantastik, ku kamerat në bord kapën një imazh mahnitës të Tokës gjatë lindjes së diellit.

Perspektiva Hapësinore thotë se fluturimi provues është një moment historik para se të realizohen shëtitjet në hapësirë dhe ato momentet kryesore t’i ndani me tjerët drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale.

“Ne jemi të përkushtuar për të ndryshuar thelbësisht mënyrën se si njerëzit kanë qasje në hapësirë – si për arsye kërkimore shkencore , ashtu edhe relaksim”, tha themeluesi i Space Perspective dhe CEO, Jane Poynter.

Ndërsa fluturimet e para të Space Perspective do të fillojnë nga Florida, kompania po planifikon për shtimin e kapaciteteve njerëzore që do të flutorojnë.

Udhëtimi mbi gjashtë orë do të përfshijnë një qëndrim dy orësh në rreth 99 për qind në afërsi të atmosferës së Tokës apo rreth 30.5 kilometra lartësi mbi tokën.

Gjatë qëndrimit lar tokës pasagjerët do të shijojnë pamjet 360 shkallë nga kabina përpara se anija kozmike të bëjë zbritjen në oqean. Udhëtimi në breg do të përfundojë me anije.

Anija kozmike është projektuar në bashkëpunim me studion e dizajnit në Mbretërinë e Bashkuar PriestmanGoode.

Ndërtimi i "hotelit të parë" në hapësirë ​​është gati të fillojë - ja se si mund të duket ai
Lexo po ashtu Ndërtimi i "hotelit të parë" në hapësirë ​​është gati të fillojë - ja se si mund të duket ai

“Ne shikuam të gjithë elementët e ndryshëm që do ta bënin përvojën jo vetëm të paharrueshme, por edhe me të vërtetë të rehatshme”, tha Nigel Goode, dizajner dhe themelues i PriestmanGoode vitin e kaluar.

“Ne donim të siguroheshim që udhëtarët do të ishin në gjendje të merrnin pamje papengesa prej 360 gradësh dhe krijuam një hapësirë efikase që do t’u mundësonte atyre të lëviznin gjatë udhëtimit”, tha ai.

Kapsula është me diametër pesë metra, ndërsa balona prej polietilenit ka një diametër prej 100 metrash kur fryhet, gjegjësisht sa një fushë e futbollit.

Space Perspective pretendon se procesi do të jetë i thjeshtë si hipja në aeroplan dhe se kapsula nën presion ofron pamje spektakolare – planet e kompanisë janë edhe organizimet e dasmave dhe ngjarjeve të tjera.

Tualeti, pretendon ai, është “megjithëse me pamjen më të mirë në universin e njohur”, dhe ndodhet në qendër të kapsulës.

Bashkëthemeluesit e Space Perspective, Jane Poynter dhe Taber MacCallum më parë krijuan sistemet e ajrit, ushqimit dhe ujit për bazën hapësinore Biosphere 2, në të cilën ata jetuan për dy vjet.

“Balloni ynë i përparuar hapësinor është krijuar për të funksionuar në vakumin e afërt që gjendet në buzë të hapësirës”, thotë faqja e internetit e Space Perspective.

“NASA ka përdorur balona të ngjashme për dekada për fluturimin e teleskopëve të mëdhenj kërkimor”, tha ai.

Ndërsa heliumi është i kufizuar dhe i nevojshëm për intervenime mjekësore, Spaceship Neptun përdor hidrogjen. “Gazi i ngritjes brenda balonës është më i lehtë sesa ajri gjersa lejon Neptunin të notojë në majë të atmosferës së Tokës si një kub akulli mbi ujë”, thotë Space Perspective.

Kujtojmë se turisti i parë në botë i hapësirës ishte milioneri amerikan, Dennis Tito, i cili arriti në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) përmes një rakete në prill të vitit 2001.

Vetëm një pjesë e vogël ka ndjekur gjurmët e tij në 20 vjet që nga ajo kohë, por kompani të tilla si SpaceX të Elon Musk, po përpiqen që të realizojnë udhëtime jashtë tokës.

Plani futuristik i njeriut më të pasur në botë, synon ndërtimin e qyteteve në hapësirë për miliona njerëz (Foto/Video)
Lexo po ashtu Plani futuristik i njeriut më të pasur në botë, synon ndërtimin e qyteteve në hapësirë për miliona njerëz (Foto/Video)

“Blu Origin” e Jeff Bezos dhe “Virgin Galactic” e Richard Branson janë ende në fazën përgatitore për turizmin hapësinor që më në fund bëhet ndër-yjor.

Bezos planifikon të udhëtojë drejt hapësirës suborbital në misionin inaugurues të ekuipazhit të Blue Origin, ndërsa propozimi i SpaceX është që ata që kanë disa dollarë për të kursyer mund të kalojnë ditën duke orbituar Tokën, apo edhe të qëndrojnë brenda Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Ndërkohë, Virgin Galactic, bëri fluturimin e saj të parë provues buzë hapësirës në fund të muajit maj, duke i rritur aksionet e kompanisë prej 20 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori