Kjo ishte ndeshja e tretë e italianit këtë sezon në Serie A dhe në të triat ishte më i miri për Rossonerët.

Edhe pse u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Interit, 25-vjeçari arriti të bëjë i vetëm atë që bashkëlojtarët e tij nuk mund ta bënin për 90 minuta.


Kurse, kundër Udineses realizoi një supergol nga gjuajta e lirë dhe tani kundër Genoas ishte më i miri në fushë, edhe pse nuk arriti të shënojë apo asistojë.

Gjatë ndeshjes kundër Rossoblu, sulmuesi problematik bëri një pasim shumë të mirë drejt Luiz Adrianos, por braziliani nuk arriti ta konvertojë në gol.

Rossonerët këtë ndeshje e përfunduan me humbje 1-0 dhe aktualisht gjenden në pozitën e dhjetë. /Telegrafi/

 
telegrafi sport app