Ballkani vazhdon ndjekjen e Dritës, e mposht me vështirësi Drenicën

Ballkani nuk është dorëzuar ende në garën për titull kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.
“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1-2, në sfidën që ishte tepër e baraspeshuar.
Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë (38’).
Ndërsa, ishte sulmuesi Festim Alidema që e dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni të bukur (53’).
E tëra që bëri Drenica ishte goli i nderit falë mesfushorit Igball Jashari (82’).
Ballkani kësisoj zë pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita ndërsa Drenica zë vendin e shtatë me 38 sosh./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































