Ballkani po fiton ndaj Florianas me rezultat 3-2 pas 45 minutash në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.

Mysafirët që në start e nisën mirë, duke arritur të fitojnë një penallti.


Jake Grech ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0 në minutën e 8-të.

Pas pesë minutash, Ballkani arriti t’i barazojë shifrat me Almir Kryeziun që asistoi te Bleart Tolaj që shënoi për 1-1.

Goli i tretë erdhi nga mysafirët në minutën e 25-të që gjetën epërsinë për 2-1 me sulmuesin gambian Mustapha Jah.

Por Ballkani reagoi sërish shumë shpejt, me Giovannin që asistoi te Sunday Adetunji që shënoi për 2-2.

Në minutën e 32-të, Ballkani mori epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje, ku kësaj radhe Adetunji ishte asistues, ndërsa Tolaj shënoi golin e dytë personal për 3-2.

Ballkani pas golit tentoi të gjejë golin e katërt dhe të qetësisë, por maltezët ishin të sigurt në mbrojtje. /Telegrafi/

telegrafi sport app