LAJMI I FUNDIT:

Bali Muharremaj: Për Suharekën nuk bëj koalicion me asnjë parti

Bali Muharremaj: Për Suharekën nuk bëj koalicion me asnjë parti

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka theksuar  se beson se në balotazh ai do të dalë fitues.

Këto komente ai i ka bërë në emisionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ku ka thënë se “ka marrë telefonata urimi prej të gjitha partive politike, që kanë qenë në garën për të parin e Suharekës”.


“Nuk do të kem koalicion me partitë politike, por do të bëjë koalicion me qytetarët. Besoj se me 19 nëntor do të dalim fitues”, ka shtuar ai.

Muharremaj ka theksuar se beson që do t’i fitojë mbi 12 mijë vota sepse, sipas tij, “ai ka punuar dhe ka qenë vazhdimisht në terren dhe afër  brengave të qytetarëve”./Telegrafi/