LAJMI I FUNDIT:

Balena bën një lëvizje mahnitëse gjatë misionit të shpëtimit – pasi e kishte futur veten në rrezik duke ngecur në rrjetat e peshkimit për dy ditë

Balena bën një lëvizje mahnitëse gjatë misionit të shpëtimit – pasi e kishte futur veten në rrezik duke ngecur në rrjetat e peshkimit për dy ditë

Një balenë me gunga e parë në bregun kanadez të paqësorit ka bërë një lëvizje mahnitëse gjatë një misioni të shpëtimit, pasi balena e kishte futur veten në rrezik duke ngecur në rrjetat e peshkimit për dy ditë radhazi.

Balena ishte duke tentuar që t’i largojë litarët e një pajisjeje në Ngushticën e Georgia në Ishullin Texada, në afërsi të Vancouver të British Columbia më 14 tetor.


Agjencia e Peshkimit dhe Oqeaneve të Kanadasë arriti që t’i vije në ndihmë kafshës, teksa ekipi i Shpëtimit të Gjitarëve e gjurmoi atë me një dron ajror, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Gjitari me gjak të ngrohtë në atë moment afër i kishte edhe dy balena të tjera me gungë.

Shpëtimtarëve iu nevojit që ta ngadalësojnë balenën duke e tërhequr atë pasi që ajo kishte dështuar që ta largonte litarin me gjatësi prej 91 metrave, litar ky i cili ishte kapur në gojën e saj, tha Paul Cottrell, i cili ka detyrën e koordinatorit në institucionin për shpëtim.

Gjitari ndjeu peshën ekstra të litarit i cili u vendos në të nga agjencia qeveritare kanadeze, dhe i mahniti dëshmitarët duke e bërë një rrokullisje të rrallë me shpinë, siç tregojnë edhe pamjet nga droni.

Termi i duhur për këtë lëvizje sipas Dictionary.com është “spyhooping”, lëvizje e cila konsiston në një gjysmë ngritje mbi ujë e performuar nga një balenë në mënyrë që ajo të shohë mjedisin që e rrethon atë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Zogu habit me imitimin aq të mirë të sirenës së policisë

Fun
Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Përplasen në palestër, 66 vjeçarja i kafshon gishtin një gruas tjetër

Fun
Kalo në kategori