LAJMI I FUNDIT:

Bakoyannis: Do të rekomandoj mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës

Bakoyannis: Do të rekomandoj mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës

Dora Bakoyannis, raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar se do të rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës.

“Kemi pasur një sukses të madh në rajon në ditët e fundit, e ai është kthimi i pronës së Manastirit të Deçanit, hapi më i rëndësishëm për mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe, që deri më tani tregon një shenjë të qartë se ka një synim tek autoritetet në Prishtinë për t’iu bindur sundimit të ligjit dhe për të iniciuar reformat e nevojshme për hir të sigurisë së statusit të pakicës serbe”, tha Bakoyannis.


Ajo deklaroi për portalin serb “N1” se është plotësisht e vetëdijshme se ka ende një listë të gjatë të rasteve të pazgjidhura që kanë të bëjnë ‘me demokracinë dhe të drejtat e njeriut’ në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht që nuk jam naive, jam plotësisht e vetëdijshme se është një listë e gjatë e çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe rezistencën e fortë të Prishtinës në fronte të ndryshme. Këshilli i Evropës e di shumë mirë këtë, por fakti që për pesë muaj arritëm ta zgjidhim çështjen e zvarritur për 25 vjet, është një arritje e madhe dhe do të jetë në raportin tim”, tha Bakoyannis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori